“Analistët të sillen para gjyqit”

Prishtinë | 13 Gus 2023 | 19:33 | Nga Ismail Tasholli

Profesorët e shkencave politike t’Harvardit, Levitsky dhe Ziblatt, në librin e tyre shumë të rëndësishëm që përmbledhin historinë politike të profileve që kanë probleme me demokracinë, shkruajnë: “Administrata e Trampit shtoi përpjekjet për të anashkaluar aktorët kryesorë të sistemit politik. Retorika sulmuese e presidentit Tramp që kritikonte median është një nga shembujt që mund të sjellim.

Përsëritja në mënyrë të vazhdueshme e akuzave ndaj organeve të medias, si New York Times-in dhe CNN-in, se po shpërndanin e transmetonin “lajme të rreme” dhe thurnin komplote kundër tij janë familjare për çdo njeri që studion autoritarizmin.

Në shkurt të vitit 2017, në një nga tweet-ët e tij, e quajti median “armikun e popullit amerikan”, një term që sipas specialistëve, imiton një të ngjashme përdorur nga Stalini dhe Mao. Retorika e Trampit shpesh shndërrohet në kërcënuese”.

A pe merrni vesh tash, KFASACI I BUDALLËVE, që s’bon të protestohet me u mbrojtë pushteti e sulmu MEDIA…

Të ngjashme