Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që çoi vendin në zgjedhje, partitë politike kanë filluar të organizohen.
“Jepi zë” merr vesh se analisti Armend Muja do të hyjë në listën e kandidatëve të Vetëvendosjes. Ai vjen nga Mitrovica dhe emri i tij është përfolur edhe si kandidat i mundshëm i VV-së për kryetar komune (në zgjedhjet që do të mbahen në vjeshtën e vitit 2021).
Sipas burimeve të paemërtuara, Muja kohëve të fundit ka zhvilluar disa takime me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Armend Muja, më herët, është njohur si analist i pavarur dhe si ekspert i sondazheve për zgjedhjet në Kosovë dhe jashtë saj.
Por, kohët e fundit shihet hapur si përkrahës i subjektit politik të Albin Kurtit. Mediet kanë raportuar se në kohën e qeverisjes së Kurtit, gruaja e tij është avancuar në drejtoreshë Departamenti në njërën nga ministritë.