Profesori i Fakultetit të shkencave Politike në Zagreb, Dejan Joviq, vlerësoi se Kosova dhe Serbia e pranuan marrëveshjen franko-gjermane “sepse ishte më e rrezikshme ta refuzosh sesa ta pranosh, qoftë nese është edhe vetëm një supozim”, deklaroi ai.
“Të dyja palët presin që tjetra ta prishë marrëveshjen dhe në këtë mënyrë t’i lirojë të dyja nga detyrimi për ta zbatuar atë.”
“Nuk pres që marrëveshja të zbatohet ashtu sic e parashikuan iniciatorët e saj”, tha Joviq për gazetën Nova.
Por siç theksoi ai “është e nevojshme një zgjidhje e çështjes serbo-shqiptare”.
“Do të ishte mirë të mos jemi dogmatikë , pra të jemi të hapur ndaj të gjitha varianteve të mundshme të zgjidhjeve, madje edhe atyre që deri më tani jane trajtuar sit ë pamundura”, tha Joviq.