Analisti i njohur si përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, Krenar Shala, ka reaguar për kidnapimin e tre policëve kufitarë të Kosovës nga Serbia brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Shala ka provuar që të japë leksione për atë se si policët kufitar të Kosovës do të duhej të rezistonin meqë ishin të armatosur.
“Unë nuk isha dorzu. Prandaj e kom t’drejten me i kritiku polict qe jane dorzu. Qysh me u dorzu bre? Me arme ne dore, ne detyre zyrtare, tu e mbrojtje venin edhe me u dorzu a?”
“Kurre ne jete nuk kish ndodhe kjo te une. Nuk kisha leju kurre me e poshtru as veten e as venin tem. Ose nuk isha bo polic hiq“, ka shkruar Shala.
Pas disa minutash, Shala e ka edituar dhe “zbutur” pak postimin e tij.