Prokurorisë Themelore në Prishtinë i është kthyer analiza e mostrave të marra nga votat e ardhura nga Serbia në zgjedhjet e 2019-ës, prej të cilave dyshohej se u helmuan 26 vëzhgues.
Në përgjigje bëhet e ditur se zarfet nuk ishin të helmuara me materiet që dyshohej. Megjithatë, nga ky institucion i drejtësisë bëjnë të ditur se hetimet për rastin që ndërpreu procesin e numërimit në zgjedhjet e atëhershme, do të vazhdojnë.
Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kanë thënë për Klan Kosovën se nuk kanë çfarë të deklarojnë në lidhje me këtë çështje.