Analizat që në sektorin privat kushtojnë 50 euro, prishtinasit do t’i bëjnë falas edhe në QMF-në e Bregut të Diellit

Prishtinë | 05 Qer 2024 | 08:42 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Analizat të cilat kanë kushtuar 50 euro për t’i bërë në sektorin privat, qytetarët e Prishtinës, tani do të mund t’i kryejnë falas në qendrën e mjekësisë familjare në Bregun e Diellit, në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, ka rritur numrin e analizave laboratorike që do të bëhen në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka thënë për Ekonomia Online, se qytetarët për shërbimin e analizës laboratorike të diabetit dhe sëmundjes së gjëndrës tiroide nga e marta do të mund ta kryejnë edhe në QMF-në në Breg të Diellit.

“E kemi rrit numrin e analizave laboratorike që bëhen për kryeqytetasit, ne nga marsi i vitit të kaluar kemi filluar që hormonet për gjëndrën tiroide dhe Hemoglobin A1C (HbA1c) të bëhen çdo ditë. Është bërë njëherë në javë, kemi bo nga një ditë që janë mekanizma që bëhen për vërtetimin e sëmundjes së gjëndrës tiroide që është shumë e shpeshtë edhe për diabetin Hemoglobin A1C (HbA1c). Ndërsa nga sot në Prishtinë kemi filluar me bë këtë analizë edhe në “Bregun e Diellit”, tha Sadiku për EO.

Ai tha se qytetarët në Prishtinë tashmë nuk do të shpenzojnë për të bërë këtë analizë, e cila në sektorin privat ka një çmim goxha të lartë për buxhetin e prishtinasve.

“Një e zvogëlon numrin e pacientëve që janë ngarkuar në QKMF-në dhe e dyta iu ofrojmë qytetarëve Qendrën më afër mos me ardh dikush prej Matiqanit, mos me ardh në QKMF, por tash me e bë në Breg Dielli dhe kjo sot që kemi bë analizat laboratorike unë jam shumë i lumtur sepse janë dy analizat që na mundësojnë me i përcjellë dy prej sëmundjeve kronike jo ngjitëse që janë më të shpeshta te qytetarët sëmundjen e gjëndrës tiroide dhe sëmundjen e diabetit, prandaj përmes këtyre analizave iu kemi dhënë mundësinë qytetarëve me i bë këto analiza që në sektorin priva kushtojnë 50 euro”, deklaroi Sadiku për EO.

Të ngjashme