Janë bërë dy muaj që nga lansimi i iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus të Apple. Sipas KGI Securities, kërkesa e iPhone 7 ka arritur pikën kulminante dhe që nga këtu do të ketë rënie të shitjeve në muajt e ardhshëm.
Analisti Ming-Chi Kuo ka deklaruar se rënia e kërkesës për iPhone 7 do të fillojë këtë muaj dhe do të vazhdoj të bie edhe në dhjetor.
Kuo poashtu ka përmendur se njëra prej arsyeve të rënies së kërkesës për telefonat e ri nga Apple është mangësia e risive të rëndësishme në këto pajisje.
Analisti i KGI Securities po ashtu ka përmendur se fenomeni i mungesës së produkteve të mjaftueshme në treg është shkak i prodhimit të limituar të njësive dhe jo kërkesës së lartë.
Kuo ka parashikuar edhe se rënia e kërkesës do të vazhdojë edhe në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm si arsye e kërkesës së ultë dhe konkurrencës së ashpër në tregun kinez.