Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur një takim të premten në Komunën e Ranillugut me kryetarët e komunave të Anamoravës, të cilët kanë diskutuar për situatën e fundit, kur vendi po përballet me masa për parandalimin e përhapjes së Covid -19.
Në këtë takim u bisedua për furnizimin me pajisje mjekësore dhe për furnizimin me miell e produkte të tjera, derisa u tha se të gjitha komunat e Anamoravës janë bërë bashkë për ta luftuar virusin Covid19, me të gjitha kapacitetet komunale.
Në takim, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është autorizuar që ta vlerësoj situatën dhe të marr vendim për ta futur në karantinë Anamoravën, në rast se kjo është e nevojshme.
Ndryshe, Anamorava ka katër komuna me shumicë shqiptare dhe tri komuna me shumicë serbe.