Ancelotti: Lëndimi i Vinicius nuk do të na shtyjë të blejmë lojtarë

Prishtinë | 26 Gus 2023 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Carlo Ancelotti ka folur mbrëmë pas fitores ndaj Celta Vigos.

Ishte kjo fitore me sakrifica, pasi Vinicius Junior pësoi një lëndim, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, lëndimi i tij nuk do të detyrojë klubin madrilen të blejë lojtarë.

“Lëndimi i Vinicius nuk do të na detyroj të blejmë lojtarë. Ekipi është i kompletuar. Mund të fitojmë pa Vinicius, Benzema, Courtois e Militao. Sulmi jonë është i kompletuar. Numrat flasin vetë. Po shënojmë gola pa Benzeman dhe Vinicius”, u shpreh trajneri italian.

Të ngjashme