Ancelotti mund të qëndrojë tek Real Madridi edhe nëse largohet nga detyra e trajnerit

Prishtinë | 30 Dhj 2023 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Carlo Ancelotti mund të mos qëndrojë si trajner i Real Madridit, pavarësisht se ka rinovuar kontratën me gjigantin spanjoll.

Ancelotti nënshkroi një kontratë të re, që e mban atë në “Santiago Bernabeu” deri në verën e vitit 2026, por The Athletic ka raportuar se aty është përfshirë edhe mundësia që italiani të marrë një tjetër rol në klub, në vend se të qëndrojë vetëm si trajner.

Presidenti i klubit, Florentino Perez, e sheh italianin si një pjesë vitale të klubit, pasi i ka udhëhequr drejt fitimit të Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Botës për Klube, si dhe ka fituar një titull të La Ligas.

Ai shihet si një person me rëndësi të madhe për të ardhmen e klubit, pavarësisht rolit që do ta mbajë në klub.

Të ngjashme