Carlo Ancelotti raportohet se do të vazhdojë qëndrimin e tij te Real Madridi.
E ardhmja e italianit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, për shkak se kontrata e tij aktuale skadon në fund të sezonit.
Ancelotti mbetet objektivi kryesor i Kombëtares së Brazilit, teksa ishte thënë edhe se ka një lloj marrëveshje mes palëve.
Por, sipas raportimeve të ditës së sotme nga Spanja, Real Madridi dhe 64-vjeçari besohet se do të vazhdojnë bashkëpunimin.
“Relevo” raportoi se Ancelotti ka zgjatur kontratën deri në verën e vitit 2026.
Kontrata e re thuhet se është nënshkruar menjëherë pas Krishtlindjeve, teksa tani pritet vetëm edhe zyrtarizimi nga “Los Blancos”.
🚨 𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚! Real Madrid have extended the contract of Carlo Ancelotti! 🇮🇹✍️🆕
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) December 29, 2023
(Source: @relevo) pic.twitter.com/ZVC3fNAIO1