Ancelotti nuk e do Hysajn, pritet kalimi te rivali në Seria A

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Elseid Hysaj mbetet në pritje të ofertës së duhur për të larguar përfundimisht nga Napoli.

Mediat italiane vijojnë të insistojnë, Hysaj është në shitje për sa kohë si lojtari ashtu dhe trajneri Carlo Ancelotti nuk dëshirojnë të vazhdojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre.

Në Itali kur flitet për çështjen Hysaj të gjithë bashkohen në një pikë, Roma mbetet ekipi kryesor për të siguruar shërbimet e futbollistit shkodran.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”: Napoli dhe Roma vijojnë negociatat ndërmjet tyre për të mbyllur transferimin e Hysaj. Pengesa mbetet e njëjtë, kërkesa e lartë e Napolit, 20 milion euro, ndërkohë Roma ofron vetëm 15 milionë euro, transmeton “Balkanweb”.

Të ngjashme