Trajneri italian Carlo Ancelotti do të marrë përsipër drejtimin e kombëtares së Brazilit nga Kupa e Amerikës 2024, e cila do të mbahet në qershor dhe korrik të vitit të ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi i skadon kontrata me Real Madridin.
Lajmi u publikua herët në mëngjes nga agjencia France Presse, duke cituar burime të mirëinformuara nga Federata e Futbollit të Brazilit (CBF), dhe shumë shpejt u konfirmua nga vetë presidenti i Federatës Ednaldo.
Më herët u njoftua se trajneri i Fluminense, Fernando Diniz do të drejtojë pesë herë kampionët e botës deri vitin tjetër kur Ancelotti të marrë postin e përzgjedhësit.
Ancelotti ka kontratë me Realin deri në qershor të vitit 2024.
Kujtojmë se Tite e mbajti postin e trajnerit të Brazilit nga viti 2016 deri në dhjetor të vitit të kaluar në Botërorin e Katarit, ku Kroacia i mposhti në çerekfinale.
Ancelotti do të bëhet gjithashtu i huaji i katërt që drejton Brazilin, dhe i pari pas pothuajse 60 vitesh.