Carlo Ancelotti ka thënë se sinqeriteti është pjesë e karakterit të tij dhe se pajtohet me atë se çfarë ka thënë Crsitiano Roanldo
Ditë më parë, ylli i Los Blancos’, Cristiano Ronaldo, tha se Carlo Ancelotti “është një njeri i butë, i mirë dhe person shumë pozitiv”.
I pyetu për këto fjalë të Ronaldos, Ancelotti është përgjigjur: “Është në karakterin tim”.
“Mendoj se gjërat që ju tregoni janë pjesë e karakterit tuaj. Jam i qetë – ndoshta pasi kurrë nuk kam pasur njerëz të nervozuar përreth meje. Mësuesin e kam pasur të qetë, po ashtu edhe trajnerin – ndoshta kjo është arsyeja”, shtoi duke buzëqeshur Ancelotti.
“Është normale se bëhem nervoz kur humbim dhe ka pasur raste kur kam goditur gjësende para meje. Por, tani pëlqej që të flasë me lojtarët një ditë më vonë. Gjithmonë kur humbim, nuk flas me lojtarët. Nervozohem, por nuk e shprehi këtë në ta. Të nesërmen sqaroi gjithçka”, shtoi italiani.