Andi Lila kërkon ministri ekskluzive për sportin në Shqipëri

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Ish futbollisti i famshëm i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila, thotë se Shqipëria duhet të bëhet me një Ministri të Sportit pasi nevoja për krijimin e një dikasteri të tillë qeveritar është e madhe dhe e domosdoshme për sportin shqiptar. Siç dihet, sporti në Shqipëri i përket Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, por ish futbollisti kërkon që të krijohet një ministri enkas për sportin.

Lila është pensionuar nga futbolli aktiv dhe tani ka filluar të merret edhe me politikë duke u bërë anëtar i Partisë Demokratike që është në opozitë prej Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama.

Objektivi i politikës së re për sportin: Krijimi i Ministrisë së Sportit. Ministria e Sportit duhet sepse: 1. Duhet të përpunojë direktivat e BE-së për përmirësimin e sportit. 2. Duhet të koordinojë punën me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptarë (KOKSH) dhe Federatat sportive për përmirësimin e cilësisë sportive në Shqipëri. 3. Do të jetë struktura e cila do të përcjelle vazhdimisht në mbledhjet e qeverisë të gjithë problemet që ka sporti. Në këtë mënyrë çdo nisëm ligjore e qeverisë do të marrë në konsideratë edhe interesat e sportit”, pohon Lila.

“4. Do të ndihmoj në përmirësimin e akteve ligjore të federatave sportive. 5. Do të kontribuoj në forcimin e luftës anti-doping me ngritjen e liberatorëve të specializuar. 6. Do të ndërtojë politika të qarta për të favorizuar sportistët elitar më qëllim që të mos largohen nga Shqipëria dhe të përfaqësojnë vende të tjera. 7. Do të mbikëqyre rreptësishtë ngritjen e KAS-it Shqiptar nga KOKSH me qëllim ky organizëm gjyqësor që ti shërbej dhënies së DREJTËSISË”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme