Borussia Dortmund është nikoqirë i Augsburgut në kuadër të javës së shtatë në Bundesliga.
Milionerët e nisëm takimin më mirë, duke shënuar që në minutën e 10-të, kur fituan penallti.
Nga pika e bardhë Raphael Guerreiro ishte i saktë për 1-0.
Por Augsburgu nuk u dorëzua dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 35-të me Andi Zeqirin.
Sulmuesi shqiptar shfrytëzoi një top të kthyer nga shtylla për të gjetur golin e parë në Bundesliga.
Zeqiri është i huazuar nga Brighton te Augsburgu. /Telegrafi