Andin Rashica largohet nga KB Prishtina

Prishtinë | 02 Jan 2020 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Ndihmëstrajneri i KB Prishtinës, Andin Rashica ka konfirmuar largimin nga klubi, të cilën e kishte udhëhequr për një kohë edhe si trajner e me të cilin ka korrur suksese të shumta në basketbollin kosovar.

Përmes një postimi në Facebook ai ka konfirmuar largimin.

“Gjatë gjithë këtyre viteve jeta më dha një dhuratë të shkëlqyeshme, të punoja me ju, të kemi afër tifozë si ju dhe të shijojmë historinë që krijuam; Ligën Ballkanike, Champions League, Fiba Europe Cup, tituj, kupa, superkupa. Unë isha një nga ju dhe jam shumë i privilegjuar. Mirëpo për t’i mbrojtur parimet e mia dhe për ta respektuar veten, po lë diçka që e dua shumë, shtëpinë time. Do të më mungoni shumë, ju uroj të gjitha të mirat dhe do t’iu shoh së shpejti sepse nuk do të jem kurrë larg. Faleminderit KB Prishtina, faleminderit Plisat”, ka shkruar ai në Facebook.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme