Andre Silva raportohet se i është ofruar Valencias si një zëvendësim i Rodrigo Moreno, që është i lidhur me Atletico Madridin.
Mediet në Spanjë e konsiderojnë transferimin e Rodrigos te Atletico Madrid si punë të kryer, me testet mjekësore që do të kryhen ditën e mërkurë.
Ky transferim mund të ketë një efekt domino, duke përfshirë edhe skuadrat nga Serie A.
Me transferimin e Rodrigo te Atletico, do të hapej rruga për kalimin e Angel Correa te Milan.
Këto lëvizje, do të bëjnë që Silva të kalojë te Valencia, i cili e njeh La Ligan, pasi sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Sevillas.
21 vjeçari ka shënuar 11 gola dhe ka arritur të regjistrojë tre asistime për skuadrën spanjolle.