Andrea Belotti i ka thënë Milanit se dëshiron t’i bashkohet, por “Rossonerët” kanë mbetur prapa në ofertën e tyre, me Torinon që kërkon shumë para për të.
Reprezentuesi italian ka nxitur interesimin e Chelseat, por klubi i Vincenzo Montellas po bën lëvizje dhe vet lojtari e ka bërë të qartë se e dëshiron kalimin në “San Siro”.
Torino po kërkon 100 milionë euro, por Milani është i gatshëm të ofrojë 40milionë euro plus Gabriel Palettan dhe M’Baye Niangun.