Andres Iniesta tashmë zyrtarisht me një ekip të ri. “Gjeniu” i futbollit spanjoll i prezantua si blerja më e madhe e skuadrës japoneze Vissel Kobe, skuadër me të cilën do të mbajë veshur fanellën me numër tetë, sikurse te Barcelona.
“Është një ditë e veçantë për mua. Është një hap i rëndësishëm për karrierën time. Duhet t’u shpreh mirënjohjen time drejtuesve që besuan tek unë në këtë projekt. Po pres me padurim të nis punën me skuadrën. Japonia është një vend që dua shumë. Shpresoj që si unë dhe familja ime të përshtatemi sa më shpejt dhe të kuptojmë kulturën japoneze.”