“Andrra jeme… u ndërpre hala pa fillu…”

Prishtinë | 07 Gus 2017 | 08:12 | Nga

Asaj i ishte ndërprerë ëndrra e shkollimit. Me t’u martuar do ta kuptonte se njeriu me të cilin do ta kalonte jetën ishte alkoolist. Ai do të ikte pastaj në Gjermani për ta lënë të vetme me pesë fëmijët në varfëri të skajshme.

Kjo grua ka ecur nga fshati në fshat. Nga familja në familje. Ka përjetuar dhunën seksuale dhe ka parë fëmijët teksa qanin duke kërkuar normalitet.

Rrëfimi në vetën e parë: Mu fiksu ahuri me lopën edhe viçin

Merita

S’di, s’kujtoj diçka shumë t’mirë prej fëmijërisë… Andrra jeme… u ndërpre hala pa fillu.

Dy motra i kam t’diplomume para meje që kanë qenë. Une n’kohën kur unë kom dashtë me e vazhdu shkollën, at’herë osht prishë situata te na, shkojshin nëpër shpija private kështu që une u detyrova patjetër me e ndërpre shkollën edhe pse shkolla ka qenë gjithë andrra jeme për me mrri diçka. Sot, çka t’ëm m’bjen n’dorë, a gazetë, a libër, pa e shfletu pak s’po muj me nejt.

Jom martu n’moshë shumë t’re, 18 vjeçare. E kryta shkollën, sikur at’herë. Nana jeme, “S’ki çka me prit çika jeme. N’shkollë s’je, ma mirë merre nji burrë. Vazhdo jetën. Zoti i ka lanë për t’gjitha edhe ti.” E kështu u martova. U takova, dolëm mu njoftu. S’kemi kalu shumë, se s’kom zgjedh vetë.

Qysh fillon nji jetë n’martesë o kanë ferr për mu. Dita e parë e martesës, burri jem alkoolist. Edhe sot osht. Rrisha me shpresë që po përmirësohet. Veç vike n’orë t’vona, vike i dehun, na shkaktojke probleme mu, prindëve t’vetë, familjës t’vet… krejt ish… me kurrkan s’bojke, me kurrkan s’kish raporte t’mira. Edhe n’fillim deshta me lanë. Thashë t’nalna e t’rri n’shpi se e pashë se s’ka me ta. Po nana, “Hajt nashta si t’lind naj fëmi përmirësohet, afrohet, se sosht i familjës t’keqe, sosht i keq.” edhe vazhdova. Lindi fëmija i parë… Mas nji vjete. Nji vjet e nji muaj. N’gusht i kom bo nji vjet që jom martu. Djalë, fëmija i parë. N’fillim pak e pashë që o gëzue, mu dokt që po afrohet ngat neve, po përmirësohet, por jo.

Ky rrëfim është pjesë e “Unë dua të dëgjohem: Libër kujtimi me rrëfimet e grave të mbijetuara të tortures gjatë luftës së fundit në Kosovë”, fuqizuar nga: Integra, forum ZFD, KRCT, RBF, MOTT, BMZ dhe UN Women. “Koha Ditore” e ka të drejtën e botimit të dhjetë rrëfimeve të këtij libri, prandaj të plotë këtë rrëfim mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazettes.

“Andrra jeme… u ndërpre hala pa fillu…”

Asaj i ishte ndërprerë ëndrra e shkollimit. Me t’u martuar do ta kuptonte se njeriu me të cilin do ta kalonte jetën ishte alkoolist. Ai do të ikte pastaj në Gjermani për ta lënë të vetme me pesë fëmijët në varfëri të skajshme.

Kjo grua ka ecur nga fshati në fshat. Nga familja në familje. Ka përjetuar dhunën seksuale dhe ka parë fëmijët teksa qanin duke kërkuar normalitet.

Rrëfimi në vetën e parë: Mu fiksu ahuri me lopën edhe viçin

Merita

S’di, s’kujtoj diçka shumë t’mirë prej fëmijërisë… Andrra jeme… u ndërpre hala pa fillu.

Dy motra i kam t’diplomume para meje që kanë qenë. Une n’kohën kur unë kom dashtë me e vazhdu shkollën, at’herë osht prishë situata te na, shkojshin nëpër shpija private kështu që une u detyrova patjetër me e ndërpre shkollën edhe pse shkolla ka qenë gjithë andrra jeme për me mrri diçka. Sot, çka t’ëm m’bjen n’dorë, a gazetë, a libër, pa e shfletu pak s’po muj me nejt.

Jom martu n’moshë shumë t’re, 18 vjeçare. E kryta shkollën, sikur at’herë. Nana jeme, “S’ki çka me prit çika jeme. N’shkollë s’je, ma mirë merre nji burrë. Vazhdo jetën. Zoti i ka lanë për t’gjitha edhe ti.” E kështu u martova. U takova, dolëm mu njoftu. S’kemi kalu shumë, se s’kom zgjedh vetë.

Qysh fillon nji jetë n’martesë o kanë ferr për mu. Dita e parë e martesës, burri jem alkoolist. Edhe sot osht. Rrisha me shpresë që po përmirësohet. Veç vike n’orë t’vona, vike i dehun, na shkaktojke probleme mu, prindëve t’vetë, familjës t’vet… krejt ish… me kurrkan s’bojke, me kurrkan s’kish raporte t’mira. Edhe n’fillim deshta me lanë. Thashë t’nalna e t’rri n’shpi se e pashë se s’ka me ta. Po nana, “Hajt nashta si t’lind naj fëmi përmirësohet, afrohet, se sosht i familjës t’keqe, sosht i keq.” edhe vazhdova. Lindi fëmija i parë… Mas nji vjete. Nji vjet e nji muaj. N’gusht i kom bo nji vjet që jom martu. Djalë, fëmija i parë. N’fillim pak e pashë që o gëzue, mu dokt që po afrohet ngat neve, po përmirësohet, por jo.

Ky rrëfim është pjesë e “Unë dua të dëgjohem: Libër kujtimi me rrëfimet e grave të mbijetuara të tortures gjatë luftës së fundit në Kosovë”, fuqizuar nga: Integra, forum ZFD, KRCT, RBF, MOTT, BMZ dhe UN Women. “Koha Ditore” e ka të drejtën e botimit të dhjetë rrëfimeve të këtij libri, prandaj të plotë këtë rrëfim mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme