Andy Robertson e ka fshirë videon duke luajtur ping pong me John McGinn dhe të rezultuarin pozitiv me coronavirus, Billy Gilmour.
Anëtari i Chelseat që përfaqëson Skocinë rezultoi pozitiv me pandeminë botërore, e që do të humbë takimin ndaj Kroacisë që luhet të martën (nesër).
Mesfushori ndihmoi skuadrën e tij që të merrte një barazim pa gola me Anglinë javën e kaluar, derisa ishte edhe lojtari i ndeshjes.
Por, pas testimeve të fundit të bëra nga Skocia, u konfirmua se Gilmour ka rezultuar pozitiv, ndërsa lojtari i Liverpoolit postoi një video duke luajtur ping pong me të.
Por, pas vetëm disa minutash, videoja në rrjetin social Instagram nuk ekziston, pasi ishte fshirë nga mbrojtësi i krahut.
Natyrisht se edhe Robertson e McGinn do të testohen edhe një herë, duke ditur se kanë qëndruar së bashku me Gilmour.