Qëndrimi i Kurtit se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Europës dhe statusi i kandidatit për anëtarësim në BE janë përgjigje për kërcënimet e Serbisë është edhe i pasaktë edhe shkakton konfuzion në objektivat e Kosovës në çështjet e sigurisë nacionale.
Kosova ka nevojë për integrim në struktura Europiane por mbi të gjithë e ka jetike integrimin në struktura Euro Atlantike.
I vetmi anëtarësim që është përgjigje ndaj kërcënimeve të Serbisë është anëtarësimi në NATO dhe/apo marrëveshjet bilaterale me vendet kryesore të NATO-s në temat e sigurisë.
Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Europës dhe statusi i kandidatit janë hapa të mëdhenj integrues por të thuhet se këto dy anëtarësime do të ndikonin në siguri është shumë e palogjikshme dhe e pasaktë
Asnjëra nga këto anëtarësime nuk do ta zmbrapsin Serbinë në politikat agresive.
Anëtarësimi në NATO apo marrëveshjet bilaterale me vendet kyçe te NATO-s sigurisht se do ta “pacifikonin” Serbinë për kohë të gjatë.