Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në fillim të mbledhjes, kanë mbajtur një minutë heshtje për ish-deputetin dhe ish-kryetar i Komunës së Pejës, Ali Lajçi.
Lajçi u ndsa dje nga jeta në moshën 69-vjeçare, njoftoi familja e tij.
Lajçi ka qenë më herët edhe deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka qenë gjithashtu njëri ndër organizatorët e demonstratave të studentëve të vitit 1981 kundër regjimit serb në Kosovë.