Anëtarët e Presidencës së BeH votojnë kundër njohjes së Kosovës

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Presidenca e BeH në mbledhjen e sotme nuk e ka pranuar Kosovën si shtet, raporton “Avaz”.

Në mbledhjen e sotme Shefik Xhaferoviq, Zhelko Komshiq dhe Milorad Dodik votuan kundër njohjes së Kosovës.

Komshiq më herët ka kërkuar që njohja e Kosovës të përfshihet në pikë në rend dite të Presidencës, duke shpjeguar se është e nevojshme të respektohet vullneti i shqiptarëve në Kosovë dhe tha se pavarësia e Kosovës është një situatë faktike.

Në seancën e Presidencës më 17 shtator, Dodik, votoi kundër njohjes së Kosovës dhe njoftoi se do ta inicionte mbrojtjen e interesit jetësor kombëtar për atë çështje, për të cilën vendosi Asambleja Kombëtare e Republikës Serbe të Bosnjës, e cila konfirmoi se nuk ka njohje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme