Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të largohet neni që kërkon dorëheqjen e anëtarëve të ekzekutivit për t’u bërë deputet, raporton Ekonomia Online.
Ata kanë dhënë edhe versionet se kur përfundon mandati i qeverisë.
Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, tha se ka parë njoftimin dhe është bazuar në “mënyrë selektive të ligjit për Qeverinë”.
Kurteshi ka kritikuar KQZ-në duke thënë se kjo e fundit është thirrur në nene që s’kanë të bëjnë fare më çështjen e dorëheqjes së qeverisë para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.
“Kjo ka të bëjë edhe me pasaktësinë e ligjit, kemi pjesë të ndryshme. Edhe unë e kuptoj drejt, një është ekezutivi në nivel qëndro një është pjesa lokale, që në rast të certifikimit ka edhe pasoja të ndryshme, nuk janë krejt pasojat e njëjta. Unë mendoj se së paku të zëvendësimi, na nuk mund ta bëjmë së paku pa i kryer procedurat. A po e pranon i ardhshmi, po e pranoi, unë po jap dorëheqje. Meqenëse ende s’kemi mandat të deputetit. Mandati i deputeti mbërrihet sot me certifikimin, edhe jep dorëheqje. Ata kanë dhënë dorëheqje përpara. E dyta, ne kemi edhe me anëtarët e qeverisë, unë e lexova njoftimin që e ka bë KQZ, njoftimi bazohet në një nen në mënyrë selektive të ligjit për Qeverinë, neni 26 që s’ka të bëjë, neni 26 ka të bëjë me kodin e mirësjelljes së anëtarëve të qeverisë. Nuk është thirr në nenet që në të vërtetë duhet të citohen. Janë nenet 28, 29 dhe 30, 31, që i tregojnë edhe kur përfundon mandati edhe si përfundon mandati i qeverisë i anëtarëve të qeverisë. Mandati i anëtarit të qeverisë përfundon nëse nuk e bën betimin, jep dorëheqje, zgjidhet deputet i kuvendit, përfundon mandati i rregullt i qeverisë. Kurse te neni 30 thotë, qeveri në dorëheqje, është një koncept i ri, nuk e kemi as në ligj as në Kushtetutë, tash e kanë bë ligj që e kanë miratu Kuvendi. Qeveri në dorëheqje konsiderohet situata në vijim: Pas shpërndarjes së Kuvendit, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Pas votimit të suksesshëm së mocionit ndaj saj, që nuk është rasti. E vazhdojnë punën e tyre deri në zgjedhjen e qeverisë së re”, tha ai.
Mendim të ngjashëm ka anëtar tjetër i VV-së, Alban Krasniqi, i cili tha se “Kur ke zëvendësime e ke edhe pranimin e kandidatit tjetër të mandatit, ke pasur dy dokumente dhe dorëheqjes dhe të pranimit”.