Zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi, ka goditur partnerin potencial për bashkëqeverisje LDK-në, përmes një statusi në Facebook.
Zaimi ka thënë se nuk është e mundur të bashkëpunosh pozitivisht me dikë që nuk është penduar për ato çfarë ka shkaktuar në të kaluarën.
“Nuk është e mundur të bashkëpunosh pozitivisht me dikë që nuk është penduar dhe nuk ndjen përgjegjësi për krimet që i ka shkaktuar apo lejuar në të shkuarën”, ka shkruar Zaimi.