Stevan Veselinoviq, anëtari i Listës Serbe në KQZ, është deklaruar lidhur me helmimin dhe alergjitë e anëtarëve të komisionit që merren me verifikimin dhe numërimin e votave të ardhura nga Serbia.
Ai ka thënë se ky helmim është “shfaqje e orkestruar” dhe “mashtrim shovinist” me qëllim “që të vjedhin votat” e kësaj liste dhe t’u shpërndahen të tjerëve të cilët nuk fituan numër të konsiderueshëm votash të komunitetit serb, raporton portali serb i Kosovës, “Kosovo Onlajn”.
Veselinoviq, i cili ishte i pranishëm gjatë numërimit të këtyre votave, shpjegoi se në një moment, ‘sikur të kurdisur’ punëtorët në sekretariatin në fjalë që numëronin zarfet u ankuan në kundërmimin e tyre, duke thënë se po shkaktojnë alergji dhe kruajtje.