Anëtari i sigurisë së Rubios arrestohet në Bruksel pas përleshjes me policinë

Prishtinë | 09 Pri 2025 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Një anëtar i ekipit të sigurisë së senatorit amerikan Marco Rubio është arrestuar në Bruksel pasi u bë fizikisht agresiv me një anëtar të stafit të hotelit dhe u përplas me policinë lokale.

Lajmi është raportuar nga The Independent.

Incidenti ka ndodhur javën e kaluar, gjatë një samiti të NATO-s, ku Rubio dhe ekipi i tij ishin të pranishëm. Sipas The Washington Examiner, ngjarja ndodhi në Hotel Amigo, ku më 31 mars një mbikëqyrës i ekipit të sigurisë së senatorit ka tentuar të ri-hapë një lokal të mbyllur, pas refuzimit të stafit të hotelit.

Kur stafi dhe menaxheri i natës kërkuan që ai të kthehej në dhomën e tij, anëtari i sigurisë u bë agresiv dhe situata eskaloi deri në përplasjen me policinë. Forcat e rendit u thirrën dhe pas një përleshjeje, ai u arrestua. Pas ndërhyrjes së ambasadës amerikane, ai u lirua nga paraburgimi pas disa orësh.

Shërbimi Diplomatik i Sigurisë, i cili është përgjegjës për sigurinë e diplomatëve dhe luftimin e krimeve transnacionale, ka konfirmuar se është informuar për incidentin. Ata shtuan se akuzat janë duke u shqyrtuar.

Emri i agjentit të arrestuar nuk është bërë publik, dhe Departamenti i Shtetit nuk e ka zbuluar këtë informacion kur është pyetur nga The Independent.

Të ngjashme