Anëtari i VV-së bëhet “konsulent” i KEK-ut, shpërblehet me 27 mijë euro përmes një kontrate sekrete

Prishtinë | 27 Mar 2024 | 20:38 | Nga Ekonomia Online

Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka postuar një video në Facebook ku akuzoi Qeverinë Kurti se po shpërndan tenderë njëburimorë për militanta e dosta.

Në video thuhet se vetëm në KEK janë 112 kontrata të kësaj forme tenderuese me vlerë 102 milionë euro.

“Qeveri e militantëve dhe dostave! Kontratat sekrete të Qeverisë kanë favorizuar anëtarët e partisë në pushtet. Në KEK janë edhe gjithsejt 112 kontrata të njëburimore, në vlerë prej 102 milionë euro, ku në disa prej tyre kemi ngritur dyshime. Ja ku e keni rastin tipik; Gazmend Begolli, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje është shpërblyer nga kontratat sekrete me 27 mijë euro, për një rol, si konsulent në Korporatën Energjetike të Kosovës”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fvisarazemildk%2Fvideos%2F1092172848658674%2F&show_text=false&width=267&t=0

Të ngjashme