Anëtari Visar Krasniqi tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e kryesuesit të KPK-së

Prishtinë | 01 Dhj 2025 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

APas fjalimit të anëtarit nga shoqëria civile, Visar Krasniqi në takimin e së hënës të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për shkarkimin e kryesuesit Ardian Hajdaraj nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial, ai mori sërish fjalën dhe tha se nuk ishte propozim për shkarkimin e kryesuesit dhe se nuk është naiv ta kërkojë një gjë të tillë, por vetëm tërhoqi një paralele me rastin e Besim Kelmendit.

“Propozimin e tërheq nga konteksti, sepse e tërhoqa një paralele të njëjtë siç është shkarkuar Besim Kelmendi. Unë nuk jam aq naiv sa të jap propozime të tilla, as mënyra qysh është shkarkuar Besim Kelmendi, as kryesuesi Hajdaraj, sepse nuk ka efekt juridik”, ka thënë ai.

Krasniqi tha se për të ndodhur shkarkimi, duhet të themelohet komisioni disiplinor, ku procedura kryhet jo më vonë se një muaj nga dita e themelimit.

“As proceduralisht, as logjikisht, as Besim Kelmendi nuk ka mundur të shkarkohet. Unë ju falënderoj që më dhatë mundësinë të tregoj se sa arbitrar ishte shkarkimi i Besim Kelmendi”, ka thënë ai.

Krasniqi tha se ai nuk qëndron pranë propozimit, pasi nuk mund të zhvillohet.

Në anën tjetër zëvendëskryesuesja e KPK-së, Jehona Grantolli tha se procedura për shkarkimin e ushtruesit të detyrës se Kryeprokurorit të Shtetit është e ndryshme me atë për shkarkimit të anëtarit të Këshillit.

Krasniqi tha se vetë Grantolli me sqarimet e procedurës konfirmoi se shkarkimi i Kelmendit ishte joligjor. Meqë propozimi është tërhequr, kryesusi Hajdaraj u kthy në sallë.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në këtë takim miratoi procesverbalin e seancës së 276-të.

PROPOZOHET SHKARKIMI I KRYESUESIT TË KPK-SË, DY ANËTARË LËSHOJNË MBLEDHJEN

Anëtari i Këshillit Prokruorial Visar Krasniqi ka propozuar shkarkimin e kryesuesit të KPK-së, Ardian Hajdaraj pasi që siç tha ai vendimet po merren pa procedura dhe në mënyrë arbitrare, raporton Ekonomia Online.

Krasniqi po ashtu ka kundërshtuar prezencën e Ushtruesit të Dtyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, e pa çka kanë kërkuar që ai ta lirojë sallën.

“Propozimi im është shkarkimi yt nga pozita e anëtarit të Këshillit dhe automatikisht bie edhe prej kryesuesit. Meqenëse jemi bë hajgarexhi në takime të Këshillit, po bëjmë propozime qysh na teket, qysh na vijnë ndër mend”, tha Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ata nuk pranuan që të jenë pjesë e takimit teksa aty merr pjesë Qalaj. Me këtë rast Visar Krasniqi bashkë me Veton Shabanin lëshuan mbledhjen.

Të ngjashme