Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën për angazhimin shtesë të 422 profesionistëve shëndetësorë për t’u përballur me pandeminë Covid-19, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në mesin e 422 profesionistëve shëndetësorë do të ketë staf mbështetës, si mjekë, infermierë e laborantë për menaxhim të situatës.
Ministri i Financave, Hekurat Murati, ka bërë të ditur se ky staf mbështetës do të kenë tre muaj kontratë, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj të tjerë.
“Kjo do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 1.3 milionë euro”.