Modelja e mirënjohur shqiptare, Angela Martini e cila karrierën e saj e ka zhvilluar kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot ka njoftuar se i ka dhënë fund beqarisë.
Ajo në rrjetet sociale ka postuar disa fotografi nga ceremonia e tyre martesore. Ku ka shkruar se është martuar.
“E sapo martuar natën e kaluar me njeriun e ëndrrave! Jeta jonë është një film dhe ne guxojmë ta jetojmë ashtu siç duam! Origjinale, aq sa edhe e çmendur”, ka shkruar modelja e njohur, Martini. Angela Martini ka kurorëzuar dashurinë e saj me rumunin Dragos Savulescu.
Ajo që bie në sy është se modelja ka zgjedhur të duket shumë më ndryshe nga nuset e tjera, pasi që ka zgjedhur një fustan me ngjyrë të zi dhe transparent.