Angela Martini njihet tashmë për stilin e saj provokues dhe fotot joshëse që poston në llogarinë personale në Instagram. Modelja shqiptare prej kohësh po shijon lidhjen e saj të dashurisë me miliarderin rumen Dragos Savulescu, producent në SHBA.
Ata bashkëjetojnë në vilën e tij në Los Angeles.
Ditën e sotme modelja ka habitur të gjithë me foton, veshjen dhe mbishkrimin e saj. E veshur me një t-shirt ku shkruhet ‘Nuk kam asgjë për të veshur’ dhe çorape të gjata joshëse, Martini ka vendosur nën diçiturë: ‘No clothes…pa rroba’.
Edhe pse në foto dallohet që modelja ka veshur të brëndshme, vite më parë ajo përfundoi në faqet e para të mediave të huaja pasi në tapetin e kuq të një evenimenti të huaj kishte veshur një fustan të çarë pa të brëndshme duke ekspozuar pjesët intime.