Angela Martini hapi dyert e shtëpisë së saj luksosz për Vip Club e ndër të tjera ajo na prezantoi bashkëshortin, Dragos Savulescu.
Ky i fundit teksa zbriste nga shkallët erdhi gjatë intervistës së Klea Huta duke shprehur ngrohtësi për Angelën duke krijuar dhe një afeksion të ëmbël për shikuesit e Vip Club në Top Channel.
E rehatuar në kolltukun gjigant të shtëpisë, Angela prezantoi shoqen e saj të ngushtë, e teksa ecte, pranë pishinës ulur ndodhej edhe kushëriri i saj i cili e pyeti “Çfarë do të hamë për drekë sot?”
Duke ditur se Angela nuk gatuante në shtëpi, zgjedhja e saj direkte ishte një restorant në Los Angeles.
Në pyetjen se a dëshiron të ketë një fëmijë, përgjigja e menjëhershme e bukuroshes ka qenë “Po”.
Mirëpo, modelja nuk ka dhënë detaje për kohën se kur do ta sjellë në jetë një fëmijë të sajin.
Ajo ka thënë se ka dashur që e vogël të bëhej modele, por në moshën 21-vjeçare vendosi të ndjekë këtë ëndërr.