Angela Martini sapo na zbuloi një fakt interesant për veten e saj

Prishtinë | 10 Shk 2023 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Supermodelja e njohur Angela Martini di gjithmonë si ta rrëmbejë vëmendjen e mediave ku dhe përgjatë muajve të fundit ka qenë shumë e përfolur lidhur me ngjarjen me bashkëshortin e saj, i cili prej kohësh ka pasur probleme me drejtësinë dhe madje, mediat e shtetit rumun raportuan urdhërin e arrestit ndërkombëtar. Dhe pas këtyre problemeve, Angela na dha lajmin e bukur se u bë mama me ndihmën e një nëne surrogate.

Angela nuk është shumë aktive në rrjete sociale dhe nuk poston foto dhe video nga përditshmëria e saj, duke e mbajtur veten dhe familjen e saj shumë private. Ama vetëm pak më parë bukuroshja ka vendosur tv ndajë me ne një fakt për veten e saj, që askush nuk e dinte.

Fakt interesant, unë e dashuroj të jem e organizuar në çdo gjë! Kur them “çdo gjë”, e kam në çdo gjë, në shtëpinë time, dollap, telefon, kompjuter, etj. Sidomos telefoni im është më së shumti i organizuar. Kam punuar që ta organizoj telefonin tim me dhjetëra mijëra foto dhe video për 6 muaj pa ndalim duke i organizuar në albume, shumë afër perfeksionit. Po, e di që është paksa e çuditshme, por më pëlqen shumë!

Angela ka zbuluar se e mori vendimin për të lindur djalin e saj me një nënë surrogate për të patur mundësi të zgjedhin gjininë e fëmijës dhe për të parandaluar alergjitë, sëmundjet autoimune, riskun për kancer e shumë të tjera. Modelja bukuroshe gjithashtu është shprehur se do të donte ta zgjeronte familjen edhe më shumë.

Të ngjashme