Vazhdon të jetë njëra nga personazhet më të dashura për publikun.
Në një intervistë për “HauteLiving”, modelistja nga Shqipëria, e cila jeton dhe vepron në Amerikë, Angela Martini, zbulon shumëçka nga jeta dhe karriera e saj profesionale.
Ajo njihet si një modele tejet e suksesshme me një karrierë të bujshme profesionale, e cila tanimë ka bashkëpunuar edhe me Next Model Management në Miami, Florida, dhe Elite Model Management në New York City, transmeton “Koha Ditore”.
“Hapi i parë i madh në modelim ishte në fillimin e karrierës sime, kur isha 21 vjeç. Unë jetoja në Zvicër dhe mora një vendim brenda natës që ma ndryshoi jetën. Unë zbarkova në Miami dhe hyra në takimin tim të parë të agjencisë së modeleve, duke thënë: Përshëndetje, unë jam Angela Martini dhe dua të jem modele. Mund ta imagjinoni, ata qeshën por më pëlqyen. Duke mos pasur një leje pune, propozova të punoja për ta dhe të mos paguhesha derisa të marr lejen time të punës. Ata u pajtuan, dhe ai moment u pasua nga një periudhë shumë e suksesshme si modele, që më solli – përveç të ardhurave të mira – mundësinë për të hyrë në një botë për të cilën ëndërroja që kur isha shumë e re. Disa muaj pasi filluam në Miami, nënshkrimi me ELITE Modeling New York ishte thjesht një formalitet. Përveç faktit se – duke qenë një Binjak i vërtetë – më pëlqen shumëllojshmëria në jetë, kam kuptuar pas 8 vitesh modelim që kam dashur të bëj më shumë në jetën time dhe gjeta një mënyrë për të shprehur kush jam vërtet brenda, jo vetëm jashtë”, u përgjigj Martini në pyetjen se përse vendosi të heqë dorë nga kjo fushë.