Aktorja Angelina Jolie bëhet profesoreshë për një ditë pasi jep leksione në Shkollën Ekonomike të Londrës.
Ajo tha në një intervistë për ‘London’s Evening Standard’ se ndihej pak nervoze për këtë eksperiencë të re.
“Jam pak nervoze, ndjej flutura në stomak. Shpresoj t’ia dal. Kjo është shumë e rëndësishme për mua”, tha 41-vjeçarja.
Angelina shkoi për të dhënë leksione për një kurs në lidhje me Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Ky kurs i ndihmon studentët për të zhvilluar strategji që nxisin drejtësinë, të drejtat e njeriut dhe pjesëmarrjen e femrave në situata të vështira. Gjatë këtij leksioni, Jolie foli për përvojën e saj në këtë fushë dhe se si dhuna seksuale është përdorur si mjet lufte.