Angelina Jolie dhe Brad Pitt po “luftojnë” për 140 milionë euro

Prishtinë | 24 Sht 2021 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Angelina Jolie dhe Brad Pitt nuk po bien dakord për shitjen e Château Miraval, pasuria e famshme në Francë ku ata u martuan në 2014.

Divorci midis Angelina Jolie dhe Brad Pitt u finalizua në vitin 2019, por të dy janë akoma në gjyq sepse nuk mund të gjejnë një marrëveshje për çështje të ndryshme, veçanërisht kujdestarinë e përbashkët të gjashtë fëmijëve.

Sot duket se divorci mes dy yjeve të Hollivudit është bërë edhe më i komplikuar. Brangelinas në fakt po luftojnë për Château Miraval, vreshtin prej 164 milionë dollarësh, ose 140 milionë eurosh, që ata zotërojnë në Francë.

Vetëm dje 57-vjeçari Brad Pitt, ngriti një padi në Luksemburg, duke akuzuar aktoren 46-vjeçare Angelina Jolie, se po përpiqej ta përjashtonte atë nga një shitje e mundshme, ndërsa përpiqej të likuidonte aksionet e saj.

Të dy aktorët janë aksionare të barabartë të pronës, secili ka 50% të aksioneve.

Në dokumentet e paraqitura në gjykatë lexohet se aktorja akuzohet për “pengim sistematik” drejt përjashtimit të Pitt në shitjen e pronës së tyre.

Padia pretendon se Angelina Jolie po përpiqet të shesë aksionet e saj pa i dhënë ish-burrit të saj “të drejtën e refuzimit dhe fitimit të parë”, pavarësisht “sasisë së jashtëzakonshme të punës, kohës dhe parave” që Pitt pretendoi se kishte investuar.

Brad Pitt akuzon Angelina Jolie për “veprime të vazhdueshme hakmarrëse”

Prona prej 1000 hektarësh kishte rëndësi të veçantë për çiftin, pasi është vendi ku ata u martuan në 2014, në një ceremoni sekrete me praninë vetëm të gjashtë fëmijëve të tyre.

Raportohet se vreshti është në pronësi të Quimicum, një kompani me përgjegjësi të kufizuar, të cilën të dyja palët e kontrollojnë; Brad përmes kompanisë së tij Mondo Bongo dhe Angelina përmes kompanisë së saj Nouvel.

Brad Pitt fillimisht mbante 60% të aksioneve në Quimicum dhe Jolie 40%.

Por tre vjet para ndarjes së tyre në 2016, Pitt kishte transferuar 10% të pronësisë nga Mondo Bongo në Nouvel, duke i bërë aktorët aksionerë të barabartë.

Në dokumentet e paraqitura në gjykatë lexojmë: “Vlen të kujtohet se, në katër vitet e fundit, Nouvel [kompania e Jolie] nuk ka vepruar në interesin më të mirë të Quimicum duke vonuar sistematikisht miratimin e llogarive vjetore dhe rinovimin menaxherial”.

“Ne e kuptojmë se pas këtij pengese sistematike, qëllimi i vërtetë i Nouvel dhe aksionares së tij [Jolie] është të shesë aksionet e Chateau Miraval në një mënyrë që anashkalon të drejtën parandaluese të Mondo Bongo. Rrjedhimisht, marrja e një fitimi kapital të realizuar falë investimit të Mondo Bongo dhe në të cilën Nouvel nuk kontribuoi”.

Një burim pranë çiftit i quajti veprimet e Angelina Jolie “vazhdimisht hakmarrëse”, duke e përshkruar atë si “një shembull të një njeriu që gjithmonë përpiqet t’iu shmanget rregullave”.


Të ngjashme