Aktorja Angelina Jolie (44) shëtiti nëpër Los Angeles pasi që për një javë e xhiroi filmin ‘Those Who Wish me Dead’, ndërsa adhuruesit mbetën të habitur me pamjen e saj. Angelina si duket nuk ishte e brengosur fare se si po dilte nga apartamenti, kështu që e kishte veshur një fustan të gjatë të cilin nuk e kishte hekurosur më parë.
“Pse ke veshur thes?”, – komentuan adhuruesit e Angelinës.
Këtë herë ajo nuk kishte zgjedhur kombinim të veshjes së zezë, me të cilin mund të shihej gjatë muajve të fundit. Fustani maksi ngjyrë rozë e fshihte figurën e saj, të cilën shumë e konsiderojnë tepër të dobët, pothuajse anoreksike. Materiali shtypet me lehtësi, por kjo aktores nuk i pengoi, shkruan KOHA Ditore.
Me këtë ajo i kombinoi syzet e zeza të diellit, një çantë të zezë dhe mokasine ngjyrë kafeje. Se Angelina i preferon fustanet e gjata dhe të gjera këtë e dëshmon fakti se ajo i ka në disa ngjyra.