Jolie po e përjeton vështirë divorcin me Pittin

Prishtinë | 01 Dhj 2016 | 17:15 | Nga

Divorcit i tyre ishte në titujt e mediave në mbarë botën, me ditë të tëra.

Ylli i Hollivudit dhe ish-gruaja e Brad Pitt, Angelina Jolie, duket shumë keq dhe mjekët janë të shqetësuar për shëndetin e saj, shkruan tabloidi amerikan “Radar Online”.

“Po e përjeton shumë vështirë divorcin. Duart e saj janë aq të holla sa që duken si rrëmojë-sa, ndërsa ka humbje peshe nga dita në ditë, sepse asgjë nuk po han”, tha burimi.

Edhe Brad Pitt ka humbur peshë në mënyrë drastike, por duket se ish-gruaja e tij e ka akoma më të vështirë, sepse ajo është duke luftuar që të qëndrojë e qetë. Njerëzit e saj më të afërt kanë frikë se do të përfundojë në spital.

Gjendja e saj është përkeqësuar në mënyrë drastike pasi që Brad Pitt është liruar nga akuzat për sjellje të dhunshme ndaj fëmijëve. Situata në të cilën aktorja është aktualisht mund t’i japë përparësi aktorit të njohur në luftën për kujdestarinë e fëmijëve.

Edhe pse bukuroshi flokëverdhë ka propozuar kujdestarinë e përbashkët, Angelina këmbënguli se ajo do të jetë kujdestarja e fëmijëve.

Mediat e huaja shkruajnë gjithashtu se për shkak të stresit, Jolie ka filluar pirjen e duhanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme