Angelina Jolie shpalos jetën private për revistën “British Vogue”

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Pas Duas Lipës, ylli i radhës që e hijeshon ballinën e numrit të ri të revistë prestigjioze “Britisht Vogue”, është aktorja veteran e hollywoodit, Angelina Jolie.

Ekipi i kësaj reviste i ka kaluar dy ditë në shtëpinë glamuroze të stilit italian të aktores, e ndërtuar në vitin 1913 në lagjen Los Feliz të Los Angelesit. Kështu, aktorja, regjisorja dhe filantropja e njohur, Angelina Jolie, i ka lejuar ata në botën e saj dhe shtëpinë të cilën e ndanë me gjashtë fëmijët, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox.

Të qeshurat, llafet, ushqimi, kafshët shtëpiake si lepujt, qentë dhe zvarranikët, debatet politike, dashuria për muzikën, takimet online dhe energjia, e karakterizojnë ambientin familjarë të aktores.

Ndërsa, në fotosesionin e realizuar në pjesë të ndryshme të shtëpisë së saj, Jolie duket elegante, sensuale dhe plot stil. Aktorja e cila në jetën e përditshme preferon t’i veshë rrobat e saj deri sa të grisen dhe e ka një dashuri të jashtëzakonshme për sendet e vjetra dhe të cilësisë së mirë, me lexuesit e revistës “Vogue” i ndau disa nga gjërat e saj më të çmuara.

Intervista ekskluzive e realizuar për këtë numër të revistës, e sjell portretin e një gruaje, nëne dhe rebeleje në zemër. Me një eksperiencë dy dekadëshe si filantrope dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, gruas dhe fëmijëve anembanë botës, Jolie në këtë intervistë vjen me një humor reflektues dhe me zemër të hapur, e mbushur me shpresë pozitive për të ardhmen e saj dhe të botës gjithashtu.

Duke e shfaqur një anë intime të jetës së saj dhe familjes, Jolie ka rrëfyer për eksperiencat e saj si nënë, familjen, karantinën, moshën, punën, pasionin, sfidat e jetës dhe shumëçka tjetër.

E pyetur nga gazetari se si është të jetosh në një shtëpi antike e cila dikur ishte pronë e ikonës Cecil B DeMille, aktorja tha: “Dëshiroja që fëmijët të ishin më afër babait të tyre, i cili jeton vetëm pesë larg nga këtu. Me t’u zhvendosur në këtë shtëpi ndihesha paksa në presion. Dua të them, imagjinojeni të jetoni në një ambient ku DeMille dhe Chaplin kanë qëndruar. Por ajo çka më pëlqen më së shumti nga kjo shtëpi, është se nuk posedon dhomë të argëtimit, dhe në vend të kësaj ka gjitha këto shtigje dhe vende kur mund të ecësh dhe të argëtohesh në forma të tjera. Ndihem me fat që kemi pasur rastin ta kalojmë karantinën në një ambient të këtillë.

Ylli i filmave “Maleficent” ndër të tjera tregoi se mezi pret t’i mbushë 50 vjet, si dhe e ndau një moment qesharak që kishte ndodhur së fundmi me fëmijët, në lidhje me moshën e saj.

“Ndjej se do të godas fuqishëm me t’i mbushur të 50 vjet. Ani pse para disa ditëve ishim duke kërcyer mbi trampolinë, dhe fëmijët më thanë ‘mami mos e bëj këtë sepse do të lëndohesh’. Dhe unë mendova me vete ‘Zot i madh, a nuk është kjo qesharake?’. Dikur shquhesha si yll i filmave aksion, ndërsa tani fëmijët e mi më thonë të zbres nga trampolina sepse mund të lëndohem. Edhe në moshë kaq të re, ata e dinë se ajo çka ka më së shumti rëndësi në jetë është të ndihesh i sigurt, stabil, të jesh i rrethuar me dashuri, të mos i shohësh më të dashurit tut ë lënduar, ta kesh dhe shprehësh gjithmonë mendimin tënd, ta thuash të vërtetën dhe të mos jetosh me gënjeshtra”, ka deklaruar aktorja.

Numri i muajit mars i revistës “British Vogue”, ballinën e së cilës e hijeshon Jolie, do të jetë në dispozicionin e publikut përmes platformës online nga 5 shkurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme