Angelina Jolie është urdhëruar që të lejojë ish bashkëshortin e saj Brad Pitt të kalojë më shumë kohë me fëmijët e tyre, përderisa ish-çifti janë në mesin e negociatave për divorc.
Jolie, 43 vjeçare ka kujdestarinë primare të gjashtë fëmijëve të tyre.
Një gjykatëse ka këshilluar Jolien që të lejojë Pitt, 54 vjeçar, të vizitoje fëmijët rregullisht përgjatë verës përderisa aktorja është në xhirimet e “Maleficent 2”.
Sipas dokumenteve ligjore, gjykata në Los Angeles ka vendosur se është e dëmshme për fëmijët të mos e shohin babin. Gjithashtu është bërë e ditur se në qoftë se Jolie nuk u përmbahet rregullave të caktuara nga gjykata rrezikon ta humbë kujdestarinë primare.