Angli: 3 besimtarë theren me thikë në një kishë

Prishtinë | 10 Sht 2017 | 15:34 | Nga

Të paktën tre besimtarë janë therur me thikë nga një person i cili ka hyrë në një kishë në Birmingham gjatë lutjeve të mëngjesit, njoftojnë mediat lokale.

Raportohet se sulmuesi është arrestuar, transmeton Express.

Incidenti ndodhi në kishën “New Jerusalem Aposotlic” sot në orën 10:50, sipas mediave lokale.

Një 46-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për tentim vrasje, raporton Birmingham Mail.

Njëra prej viktimave, një burrë 33-vjeçar, është dërguar në spital dhe është në gjendje stabile, raporton kjo gazetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme