Një shtetas shqiptar, i cili vrau bashkëshorten e tij në banesë, ka pranuar krimin teksa ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë.
32-vjeçari Alban Rezha vrau me thikë gruan e tij 25 vjeçe, Elidona Demiraj, mbrëmjen e 31 janarit 2016.
“Daily Mail” shkruan se Elidona kishte vetëm tre muaj që kishte shkuar nga Shqipëria në Londër dhe vdekja e saj u shkaktua nga plagët e rënda në fyt. Ndërkohë fqinjët kujtojnë “ulërimat e gruas” atë natë ndërsa i ati para gjykatës Islington kujton të bijën që jeta iu pre në lule të rinisë.
Arben Rexha i cili jeton në Britaninë e Madhe prej 16 vitesh ka kërkuar ekspertizë psikologjike. Për këtë arsye gjyqtari e shtyu seancën për gjashtë javë.
Ndërkohë seanca tjetër do të mbahet më 15 dhjetor, shkruan DailyMail.