Angli, tre persona sulmohen me thikë

Prishtinë | 01 Jan 2019 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Tre persona, përfshirë edhe një oficer policie, janë therur me thikë nga një person në një stacion hekurudhe në Angli.

Një burrë dhe një grua rreth moshës 50 vjeçare u sulmuan mbrëmë në Manchester Victoria, ka thënë Policia e Manchester.

Plagët që ata morën ishin serioze por nuk janë në rrezik për jetë.

Ndërsa, një person është ndaluar si i dyshuar për sulm.

Zyrtarët thanë se policia e terrorizmit ishte duke e kryer hetimin, por ata do të jenë të kujdesshëm për të treguar mbi motivin e këtij sulmi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme