Raheem Sterling nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Anglisë në ndeshjen për kualifikime të EURO 2020 kundër Malit të Zi.
Këtë vendim e ka marrë Federata e Futbollit e Anglisë, pas rrëmujës në mes tij dhe Joe Gomez të në derbin e javës në Premier League, mes Liverpool dhe Manchester City.
Të dy futbollistët kanë pasur një zënkë në një zonë private të St. George Park gjatë së hënës.
Kështu Sterling ndonëse në grumbullim, nuk do të paraqitet kundër Malit të Zi në ndeshjen e së enjtes, por nuk dihet nëse do të ketë ndonjë vendim të ri lidhur me paraqitjen e tij kundër Kombëtares së Kosovës në Prishtinë.