Anglia është çerekfinalistja e katërt e Euro 2024.
“Tre Luanët” triumfuan pas vazhdimeve 2:1 ndaj Sllovakisë në një ndeshje të vështirë për ta.
Ivan Schranz fillimisht kaloi Sllovakinë në epërsi në minutën e 25-të të takimit.
Më pas, dominimi ishte i tëri i Anglisë, por që nuk arritën ta thyenin mbrojtjen sllovake, të udhëhequr nga Milan Skriniar.
Megjithatë, goli eventualisht erdhi në minutën e pestë shtesë.
Ishte Jude Bellingham që shënoi gol akrobatik për ta barazuar ndeshjen.
E me të nisur vazhdimet, Anglia shënoi edhe golin e epërsisë që në fund doli edhe gol i fitores dhe kualifikimit.
Në çerekfinale, Anglia do të përballet me Zvicrën, që dje e eliminoi Italinë