Ligji për ndalimin e përdorimit të pipëzave, lugëve dhe shkopinjve për pastrim të veshëve të bëra nga plastika ka hyrë në fuqi në Angli.
Ndalesa, e cila fillimisht ishte para të niste së zbatuari në prill ua bën bizneseve të paligjshme shitjen apo blerjen e këtyre mjeteve, transmeton KOHA shkrimin e BBC.
Qytetarët në Angli për çdo vit përdorin pipëza plastike që kapin një vlerë prej 4.7 miliardë funtesh, lugë plastike me vlerë prej 316 milionësh dhe shkopinj për pastrimin e veshëve me vlerë 1.8 miliardë.
Aktivistët për mjedisin e mirëpritën zbatimin e këtij ligji, por kanë bërë thirrje edhe për masa të tilla energjike për sendet e tjera njëpërdorimëshe.
Përjashtim do të përbëjnë spitalet, kafenetë dhe restorantet, të cilave do t’u lejohet që të sigurojnë pipëza plastike për personat me çrregullime apo që janë gjendje shëndetësore që kërkohen përdorimin e gjërave plastike.
Sekretari i ambientit, George Eustice, ka thënë se Qeveria se është “e përkushtuar vendosmërisht” për ta trajtuar “shkatërrimin” e ambientit të shkaktuar nga gjësendet plastike njëpërdorimëshe.
Aktivistët e mirëpritën veprimin, por kanë thënë se gjësendet janë vetëm një “fraksion” i plehrave të humbura plastike në ambient.
Sion Elis Williams nga organizata “Friends of the Earth” ka thënë se ministrat “duhet gjithashtu të bëjnë më shumë për ta sfiduar kulturën tonë ‘të hedhjes’, duke na obliguar që t’i ndërrojmë të gjitha materialet njëpërdorimëshe në të mirë të alternativave të tjera të ripërdorshme”.
Tatiana Lujan nga shoqata e ligjeve për ambientin “ClientEarth” ka thënë se pipëzat, shkopinjtë për vesh dhe lugët ishin “disa nga gjësendet plastike më të kota” dhe ndalesa ndaj tyre është “e pamendtë”. Por ato janë “një fraksion i vogël” i të gjitha plastikëve njëpërdorimëshe, ka thënë ajo, duke shtuar se vendet si Irlanda dhe Franca janë treguar “shumë më ambicioze”, duke i vënë në cak pakot e ripërdorshme dhe skemat për rikthim të depozitave.
Eustice ka thënë, po ashtu, se Qeveria ishte “duke përpiluar plane” për një skemë të kthimit të depozitave për ta trimëruar riciklimin e gotave njëpërdorimëshe.
Qeveria e Uellsit ka njoftuar se është duke konsideruar një ndalesë të tillë për plastika. Një sërë zinxhirësh të restoranteve kombëtare i kanë hequr këto pajisje nga përdorimi, qysh para se të zbatohej ligji për ndalim.