Anglia regjistron 17 viktima të reja të Coronavirusit në spitale

Prishtinë | 27 Sht 2020 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët shëndetësorë në Angli njoftuan se janë regjistruar 17 viktima të reja të koronavirusit në këtë vend.

Në këtë mënyrë, shifra e përgjithshme e viktimave të pandemisë në shtetin më të madh të Mbretërisë së Bashkuar shkoi në 29,908.

Pacientët që përfunduan në mënyrë fatale ishin të moshave nga 49 deri në 93-vjeçare. Të gjithë, përpos njërit, kishin probleme tjera shëndetësore, shkruan The Guardian.

Rastet fatale që u regjistruan sot kanë ndodhur mes datave 21 dhe 26 shtator.

Britania e Madhe është në mesin e vendeve me numrin më të lartë të viktimave të sëmundjes Covid-19 në Evropë dhe në tërë botën.

Ditëve të fundit, numri i rasteve është rritur dhe qeveria po e shqyrton mundësinë e shtrëngimit të masave kufizuese, pavarësisht pakënaqësisë së një pjese të qytetarëve, të cilët protestuan të shtunën në Londër kundër izolimit.

Të ngjashme